Mirë se erdhët në Agro Connsulting & Expert

AC&E është ofruesi kryesor i sherbimeve dhe kontrolleve veterinare në Shqipëri.

Stafi ynë ofron shërbime të vaksinimit, matrikullimit, mjekimeve të ndryshme, shërbimeve ndërhyrëse higjeno - shëndetësore (DDD), auditimit, verifikimit, projektimit dhe zbatimit të të gjitha procedurave dhe kushteve në fushat e shëndetit publik, shëndetit të kafshëve dhe mirëqenies së tyre.

Ne ofrojmë përzgjedhje të stafit që do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja, qofshin ato afatshkurtra apo afatgjata. Ky shërbim ofrohet në çdo qytet të Shqipërisë, në afatet kohore që plotëson nevojat tuaja.

Duke punuar me një sërë partenerësh nga Bashkimi Europian, ne jemi ekspertë në krijimin e zgjidhjeve inovative që plotësojnë të gjitha kërkesat legjislative në baza të shpejta dhe me kosto të efektshme. Me një ekip ekspertësh përgjegjës për ofrimin e të gjitha shërbimeve të kërkuara dhe garantimin e suksesit tuaj.

MISIONI YNE

Nëse jeni një kompani private, një individ i apasionuar pas fshatit apo fermave te vogla ose te medha, apo jeni në kërkim të një eksperti ose një konsulenti të specializuar, jeni në vendin e duhur.

Misioni ynë është një nëprjet stafit tonë të kualifikuar, të dëgjojmë dëshirën tuaj dhe ta bëjmë atë realitet.

Na shkruani idenë tuaj, projektin e ndërtojmë ne. Por jo vetëm kaq, edhe asistencën në zbatim e bëjmë ne.

RRETH NESH

Agro Consulting & Experts është një rrjet i konsulentëve të diplomuar në fusha të ndryshme të Agronomisë, Veterinarisë, Arkitekturës, Ekonomisë Agrare etj. Ata veprojnë si të pavarur dhe pjesa më e madhe e tyre janë drejtues të njësive të mëdha private dhe shtetërore.

Tërësisht të përkushtuar ndaj klientit. Shumica e specialistëve tanë kanë një përvojë të mëparshme si drejtues ekzekutivë të divizioneve apo filialeve të kompanive të mëdha të biznesit agro.